Transferimi i të dënuarve, Naço-Cannon-Wilkinson: Projekt-pilot në një nga burgjet e vendit
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, priti sot në një takim pune Ambasadorin e Britanisë së Madhe, z. Nicholas Cannon dhe Graham Wilkinson, Drejtor i Transferimit Ndërkombëtar të të Burgosurve në National Offender Management Service (NOMS), Londër. Në qendër të takimit ishte vendosja e pikave të bashkëpunimit mes Ministrisë së Drejtësisë dhe palës britanike, duke u ndalur në aspekte konkrete.“Mbështetja juaj e mëtejshme është e rëndësishme për ne, prandaj kërkojmë që ekspertët tanë të trajnohen nga ju. Ajo që unë propozoj, është nisma për një burg- pilot, që do të asistohet nga pala britanike dhe qëdo të shërbejë si njëshembull për burgjet e tjera.”- u shpreh në fjalën e tij Ministri Naço.Ambasadori Cannon dhe drejtori i transferimit Wilkinson e mirëpritën propozimin e ministrit dhe e siguruan atëse do të marrin masat që ta realizojnësa më shpejt këtëprojekt.“Në 11 nëntor vijnë në Tiranë për një vizitë zyrtare disa ekspertë tësistemit tëburgjeve në Angli, që do të takohen me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve. Mendoj se ideja e një burgu- pilot është e shkëlqyer dhe unë do të kërkoj që këtu të fokusohen ekspertët anglezëgjatë vizitës sëtyre.”- u shpreh Ambasadori Cannon.“Kur të kthehem në Londër do të flas me ekspertët e mi, që të përgatiten për t’ju asistuar konkretisht në idenë e projektit të burgut- pilot. Ne mund t’ju ofrojmë shumë për reformën në sistemin e burgjeve. Gjithashtu, vizita e ardhshme e ekspertëve britanikë përkon edhe me kohën e kthimit në vendin e tyre të të dënuarve shqiptarë në Angli. Për këtë arsye, do të ishte një gjest simbolik në marrëdhëniet tona që njëkohësisht të bëhej edhe kthimi në vendlindje i të dënuarve britanikë në Shqipëri.”- u shpreh Wilkinson.Ministri Naço i siguroi dy diplomatët, se marrëdhënia me Mbretërinë e Bashkuar do të jetë mjaft bashkëpunuese dhe e frytshme.“Nga ana jonë, jemi të vendosur për të përsosur më tej sistemin e monitorimit elektronik dhe sigurisë në burgje. Dëshiroj t’ju informoj, gjithashtu, se në fundin e këtij muaji do të mbahet një konferencë me fokus Shërbimin e Provës, që ka qenë një projekt i mbështetur nga Mbretëria e Bashkuar. Njëkohësisht, Ministria e Drejtësisë ka hartuar një draft për përmirësimin e sistemit të burgjeve, që do të kalojëedhe në Parlament. Para kësaj, do doja asistencën tuaj në këto ndryshime, për të marrë një model më të mirë dhe efektiv.”- u shpreh Ministri Naço.Ambasadori Cannon theksoi se projekti i shërbimit të Provës ka qenë i suksesshëm, por është e nevojshme të përmirësohet dhe të vazhdohet më tej. Gjithashtu, Ministri Naço mori mbështetjen e plotë nga Ambasadori Cannon dhe Drejtori i Transferimeve Wilkinson për nismat dhe pikat e bashkëpunimit.Më tej, vizita e z. Graham Wilkinson vijoi në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ku ai u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Artur Zoto dhe Drejtori i ri i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, z. Valmir Hoxha.
“Jemi këtu, sepse sistemi i burgjeve është një fushë në të cilën ne mund t’ju ndihmojmë. Për këtë arsye, jemi të gatshëm për të marrë nga ju një adresim të nevojave që keni, në lidhje me punën në reformimin e sistemit. Gjithashtu, për të vijuar në terma konkretë idenë e Ministrit të Drejtësisë për burgun- pilot. Partneriteti ynë është me interes të të dy palëve.”- u shpreh z. Wilkinson.Drejtori Zoto, nga ana e tij, e informoi z. Wilkinson, se janë dy burgjet që do të konsiderohen për t’iu nënshtruar projektit- pilot: Burgu i Rrogozhinës ose Burgu i Lezhës.“Vizita juaj po zhvillohet në një moment kyç për ne, pasi aktualisht është duke u ndërmarrë një reformë në sistemin e burgjeve. Bashkë me Ministrin e Drejtësisë, kemi menduar të kemi një strategji afat-gjatë ose afat-mesme, për të cilën duam bashkëpunimine Britanisësë Madhe. Do të ishte e nevojshme, që të kishim ekspertë britanikë të atashuar në Shqipëri, për një vazhdimësi të punës së tyre.”- tha në fjalën e tij drejtori Zoto.Në fund të takimit, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve mori një ftesë për vizitë në Britani, me qëllim shkëmbimin e eksperiencës së dy shteteve tona.