Tatimet: Po rritet evazioni fiskal, bizneset e vogla nuk japin kuponin tatimor
Bizneset e vogla janë më problematike në dhënien e kuponit tatimor duke ndikuar në nivelin e rritjes së evazionit fiskal. Pikërisht duke marrë shkas prej nivelit të ulët të lëshimit të kuponit tatimor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik, Universiteti Tiranë, ka organizuar javën e informimit fiskal me moton "Pagimi i tatimeve, detyrim qytetar".Drejtori i Shërbimeve Tatimore pranë kësaj drejtorie, Erjon Prifti, ka deklaruar se qytetarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm dhe të tërheqin në çdo rast kuponin tatimor.Evazioni fiskal sjell më pak të ardhura në buxhet, e si rrjedhojë edhe më pak shërbime cilësore në vend.Rreth 40 studentë të trajnuar nga administrata tatimore nëpërmjet një çadre informuese lëvizëse në qytetin e Tiranës po informojnë qytetarët mbi rëndësinë e tërheqjes së kuponit tatimor, denoncimit të akteve korruptive apo evazionit fiskal, deklarimit dhe pagimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore.