Sekuestrohet 330 kg marijuanë në një kamioçinë, në pranga poseduesi i drogës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2013, 15:57
Një sasi prej 330 kg marijuanë është sekuestruar në jug të vendit, ndërsa është arrestuar edhe poseduesi i saj.Lënda narkotike u kap në një kamionçinë me targa AA 748 BB, e cila drejtohej nga shtetasi Kudret Hoxhaj 45 vjeç nga Fieri. Burime nga policia e Gjirokastrës bëjnë me dije se droga ishte paketuar në 274 pako me peshë 1.2 kg secila, ndërsa ishte fshehur në dyshemenë e kamioçinës.Po sipas policisë lënda narkotike vinte nga Lazarati dhe kishte si destinacion Italinë. Blutë kanë ndaluar 45 vjeçarin, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë në rrjetine narkotikëve.