Zgjedhjet në Korçë, KQZ: Partitë të propozojnë komisionerët
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve shpreh shqetësim në lidhje me emërimin e komisionerëve të Qendrave të Votimit për zgjedhjet e pjesshme në Korçë.Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e KQZ-së i bëri apel partive politike të bëjnë të propozojnë anëtarët e KQV-ve të Zonës Zgjedhore Bashkia Korçë.Ja deklarata e KQZ-sëKomisioni Qendror i Zgjedhjeve, në ndjekjen në dinamikë të përgatitjeve të procesit zgjedhor të datës 3 nëntor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Komunës Karbunarë të qarkut Fier dhe për kryetar të Bashkisë Korçë të qarkut Korçë, ngre shqetësimin për mosrespektimin e afatit ligjor për paraqitjen e propozimeve për anëtarë të KQV-ve të Zonës Zgjedhore Bashkia Korçë, nga partitë politike që kanë këtë detyrimin ligjor në bazë të Kodit Zgjedhor.Afati ligjor për përmbushjen e këtij detyrimi, i përcaktuar me vendim të KQZ-së, ishte data 14 tetor 2013. Ky afat rezulton i përmbushur nga partitë politke vetëm për KQV-të e Zonës Zgjedhore Komuna Karbunarë.Vonesa në paraqitjen e propozimeve për anëtarët dhe sekretarët e KQV-ve të Zonës Zgjedhore Bashkia Korçë po përbën pengesë serioze për organizmin dhe realizimin e trajnimit të tyre në funksion të standarteve të procesit zgjedhor.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke shpresuar dhe besuar në përmbushjen sa më parë të këtij detyrimin nga partitë politike, bën me dije se kalendari i trajnimeve të komisionerëve, i ripërshtatur në kushtet e kohës së mbetur, parashikon që në oraret 10:00-16:00, në ambjentet e Biblotekës së Qytetit, dhe në ambjentet e Prefekturës Korçë (Salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak), do të zhvillohen trajnimet për komisionerët e Qendrave të Votimit sipas ndarjes së mëposhtme:- ditën e premte dhe ditën e shtunë, dt. 25 dhe 26 tetor, do të zhvillohet trajnimi për anëtarët e QV me numra rendorë ritës nga 3636 deri 3642/1 dhe 3669/1 deri në 3676;- Trajnimi i Komisionerëve të Qendrave të tjera të Votimit do të zhvillohet në datat 28 tetor deri me datë 2 nëntor 2013, sipas kalendarit të trajnimeve, të publikuar pranë selisë së KZAZ-së nr. 71 në qarkun Korçë, dhe dërguar dhe partive politike.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i angazhuar maksimalisht në organizimin dhe administrimin e këtyre zgjedhjeve sipas standardeve të kërkuara, i bën thirrje partive politike të marrin masat për të siguruar pjesëmarrjen e komisionerëve në trajnimet e organizuara nga KQZ-ja.