Benitez: Ndeshja me Romën e rëndësishme por jo përcaktuese
Trajneri i Napolit, Rafael Benitez, është shprehur optimist në prag të kryendeshjes së javës së 8-të në Serie A, kundër Romës, që zhvillohet sonte në mbrëmje në "Olimpico", por ka deklaruar se kjo ndeshje nuk është përcaktuese për fatin e titullit."Unë mendoj se çdo ndeshje në çdo moment është e ndryshme. Sigurisht nëse fitojmë do tregojmë edhe njëherë forcën tonë. E thash edhe në fillim diskutimi do të jetë gjithmonë kështu , kampionati është një garë rezistence. E sigurt është që edhe nëse fitojmë këtë ndeshje nuk e fitojmë 100 për qind kampionatin. Për mua kjo është një ndeshje e rëndësishme për të treguar se jemi në vendet e para të klasifikimit sepse e kemi merituar. Nëse nuk ja dalim do vazhdojmë të punojmë akoma më shumë"Më pas ai vlerësoni dhe kundërshtarët, duke I cilësuar si një skuadër shumë e mirë."Jemi ende në 75 % të formës tonë. Roma bën një presion mbytës dhe është një skuadër shumë e organizuar që lë shumë pak hapësira. Kanë pësuar pak gola dhe kjo nuk është një rastësi. Ata kanë në përbërje edhe Françesko Totin që është një lojtar i madh prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm në mbrojtje. Garcia është një trajner i mirë me shumë eksperiencë i pëlqen kundërsulmi i shpejtë por edhe zotërimi i topit. Statistikat flasin që si ne edhe Roma luan shumë me topin por unë nuk e kam aspak problem edhe nëse nuk e zotërojmë topin por arrijmë të fitojmë".Lajme të mira vijnë për Benitez, Higuain dhe Albiol janë rikuperuar. Skaudra është gati e kompletuar i vetmi që do ët mungojë është Zuniga. Nap[olitanët pritet të luajnë sonte me këtë formacion. Në portë Reina. Në mbrojtje Armero, Britos, Albiol dhe i rikthyeri Maxhio. Në mesfushë do të luajnë Inler dhe Brehrami, ndërsa Hamshik. Mertens dhe Kajehon do ët mbështesin Hiaguainin e vetëm në sulm.