Leverkusen fiton me gol fantazmë
Bayer Leverkusen është në krye të klasifikimit të Bundesligës të paktën për 24 orë, pavarësisht se suksesi njollohet nga një episod me të vërtetë i paprecedent me arbitrin që akordoi si të rregullt golin e 2-0 të Stephan Kiessling në minutën e 70 me topin që kishte hyrë nga jashtë katërkëndëshit.Ishte ky episodi komik dhe vendimtar i ndeshjes, i destinuar të debatohet gjatë, me topin e goditur me kokë nga sulmuesi i "Aspirinave" që përfundoi në rrjetë, por hyri nga ana e jashtme e saj. Gjithçka e rregullt për arbitrin aq sa vetë Kiessling nuk I beson dot syve, dhe shikon gjyqtarët për këtë gabim foshnjërak. Gol më skandaloz se ky vështirë të shohësh më. Në minutën e 83-të vendasit fituan një njëmbëdhjemetërsh në anë të Roberto Firminos, nga pika e bardhë ishte pikërisht braziliani që shpërdoroi rastin e artë me penalltinë që u prit nga Benrd Leno. Ndërsa dy mninuta nga fundi ishte Shiplok që shënoi golin e vetëm për Hofenhaim.