Milan, dëmtohet Baloteli

Milani ka humbur edhe Mario Balotelin. Sulmuesi i kombëtares italiae është dëmtuar në kofshën e djathtë dhe me shumë mundësi do të humbasë dhe takimin ndaj Barcelonës. Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit.Futbollisti do të monitorohet në ditët në vijim për të përcaktuar më mirë problemin dhe për të vijuar me rikuperimin e tij". Pothuajse e sigurt mungesa e tij në ndeshjen e fundjavës kundër Udineses, por mbetet ende e pavendosur nëse Super-Mario do të jetë i gatshëm për sfidën e Champions League kundër Barcelonës.Qendërmbrojtësi i Valencias Adil Rami në janar do të transferohet në Milan si i huazuar me mundësinë që ta blejë atë në fund të sezonit, ka konfirmuar klubi spanjoll. Futbollsiti francez ka prishur marrëdhëniet me klubin pasi publikisht kritikoi trajnerin Miroslav Djukiç ndërsa "Los Che" e dënuan atë me një javë mos lojë pa pagesë. Kjo shtyu që ai të shkëput kontratën me spanjollët dhe të nënshkruajë me ekipin nga "San Siro". Ai do të stërvitet me kuqezinjtë deri në janarë ku do ët mundet më pas edhe të luaj. Vet lojtari falenderoi klubin spanjoll për lejen që I dha.Ndërkohë Milan vazhdon misionin e tij për gjetjen e ortakëve të rinj. Presidenti kuqezi, Silvio Berlusconi, ka dërguar një emisar në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe sipas asaj që shkruan "TuttoSport", ka nisur kontaktet me investitorë në Abu Dhabi dhe më konkretisht me Adug dh Abu Dhabi United Group, shoqëri që punojnë në sektorin e turizmit. Misioni duhet të mbyllet brenda disa ditëve dhe javën e ardhshme klubi i Milan do të marrë edhe vendimin. Ideja e Berlusconit është ajo e shitjes së një pjese të aksioneve, që kapin vlerën e 300 milionë eurove, shifër kjo e mjaftueshme për të bërë goditjet e rradhës në merkaton e janarit dhe verës.