Rudi Garcia: Napoli favorit ndaj nesh

Rudi Garcia i ka bërë një nisje të shkëlqyer sezonit me Romën por vet tekniku francez kërkon që ti ul lojtarët e tij me këmbë në tokë duke vlerësuar shumë kundërshtarët. Sipas tij ekipi I Napolit do të jetë favorite në takimin e sotëm me gjithë kryesimin me pikë të plota deri më tani."Shpresoj që komplimentet e mëdha të bëhen pas sfidës. Benitez? Është trajner i madh. Një shembull sepse ka fituar shumë trofe. Për mua është një shembull.. Një trajner i zoti, shpresoj që të flas me të para dhe aps ndeshjes.  Ne duhet të luajmë përherë për të fituar por nuk e di si do të përfundojë kjo ndeshje. Është shumë e rëndësishme të vazhdojmë serinë e fitoreve pasi sukseset i ndihmojnë lojtarët të shikojnë përpara me optimizëm. Kampionati mbetet ende i gjatë dhe Napoli është një skuadër e ndërtuar si për kampionatin italian ashtu edhe për Champions League, prandaj është padyshim ekipi më i favorizuar për këtë ndeshje".Tekniku francez e pranon se e ka pasur të vështirë për të punuar pa pjesën më të madhe të lojtarëve."Shpresoj t'i kem të gjithë lojtarët gati për këtë ndeshje. Kaluam dy javë të vështira pasi nuk e kisha skuadrën në dispozicion. Gjithsesi, lojtarët janë entuziastë dhe të karikuar për këtë sfidë. Nuk kam vendosur ende për formacionin pasi kam disa alternativa për krahët. Niveli i skuadrës nuk varet nga emrat që luajnë. Roma është një makinë që për momentin po ecën shumë shpejt por duhet të furnizohemi me karburant ndonjëherë dhe të mos harrojmë që kemi pasur fat sepse të gjithë semaforët i kemi gjetur jeshilë".Në fund, 49-vjeçari nënvizon se nëse Roma do të bëjë lojën e saj, ka mundësi reale për të fituar edhe pse Napoli mbetet një skuadër kompetitive me një trajner të madh si Rafa Benitez. Rudi Garsia pritet të luaj me këtë 11-she. Në portë do të jetë De Santis, Në mbrojtje Dodo, Castan, Benatia, Maikon. Në mesfushë do ët luajnë Strutman, De Rosi dhe Pjanic ndërsa në sulm Xhervinjo, Totti dhe Florenzi