Kërcënon Kasijas: Po nuk luajta,largohem!

Iker Casillas foli për aktualitetin e Real Madrid dhe për situatën e tij të veçantë. Gjatë një prezantimi publicitar, portieri rezervë i madrilenëve theksoi se po kërkon që të ndihet sërish futbollist duke dhënë sinjale lamtumire. Portieri i Real Madrid, i cili ka humbur vendin e titullarit prej disa muajsh lë të hapur mundësinë e largimit nëse situate e tij nuk do të ndryshojë as në të ardhmen."Humbja e vendit në formacion ishte një sfidë e madhe për mua. E gjej veten në një pozitë të pazakontë, por nuk dorëzohem. Dua të luaj më shumë  Çdo lojtar kalon momente negative dhe në mendje kalojnë shpesh herë mendimet se çfarë do të bëj në të ardhmen. Edhe unë jam një qenie humane. Nuk luaj që prej 9 muajsh por kjo nuk do të thotë se nuk dua të qëndroj. Ëndërroj të fitoj sa më shumë tituj me Realin e Madridit pasi jam rritur në këtë klub, por ndoshta një ditë do më duhet të marr një vendim. Sot dua të luftoj pasi dua të jem pjesë e këtij grupi por nëse situate nuk ndryshon as pas tre muajsh, do t'ia bëj pyetjen vetes për të marrë përgjigjen më të mirë".Casillas nuk ka asgjë personale me trajnerin Ancelotti edhe pse tekniku italian nuk preferon ta aktivizojë titullar duke besuar në aftësitë e Diego Lopez."Jemi 24 futbollistë në skuadër dhe të gjithë duam të luajmë. Jemi egoistë, por në të njëjtën kohë jemi aq profesionistë sa për të pranuar vendimet e trajnerit. Personalisht duhet të stërvitem më shumë për të luajtur më shumë. Duhet të shikoj anët pozitive të kësaj situate pasi po punoj shumë për t'u rikthyer si më parë. Si njeri kam ndryshuar në mënyrë rrënjësore. Vendimi i Ancelottit është një sfidë për mua dhe unë dua të fitoj sa më shpejt besimin e tij. Dua të luaj më shumë dhe do të luftoj për t'ia dalë mbanë. Edhe në kombëtare ka shumë konkurrencë prandaj vendimet e trajnerëve duhet të respektohen deri në fund".Kapiteni komenton edhe Realin e këtij sezoni, duke theksuar se trajnerit Ancelotti i duhet dhënë më shumë kohë edhe pse Madridi është një qytet që kërkon menjëherë rezultate nga Reali."Kemi një trajner të ri dhe kanë ardhur lojtarë të rinj. Për këtë arsye duhet kohë edhe pse e di që durimi është fjalë e panjohur për ambientin e Madridit".