Adnan Januzaj rinovon kontratën me Manchester, fiton 50 mijë euro në javë

Mesfushori kosovar i Manchester United, Adnan Januzaj ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Manchester United.18- vjeçarit të cilit do t'i skadonte kontrata qershorin e vitit të ardhshëm i është shpërblyer paraqitja e tij e javës së kaluar kundër Sunderlandit me kontratë pesë vjeçare nga klubi.Januzaj është shprehur shumë i lumtur me vazhdimin e kontratës me "djajtë e kuq"."Është një nder i madh të jesh në gjendje të nënshkruaj me Manchester United. Që kur kam ardhur këtu gjithmonë jam ndiher që ky ishte klubi i duhur për mua", ka thënë Januzaj për faqen zyrtare të klubit."Ky vit ka qenë shumë i mirë për mua. Udhëtimi së bashku me skuadrën në turneun parasezonal, debutimi në Community Shield, fitorja në Ëembley dhe pastaj depërtimi në skuadrën e parë kundër Sunderlandit ishte sikur një ëndërr. Unë dua të punoj shumë dhe ta stabilizoj veten si futbollist i Manchester United", ka përfunduar Januzaj.Në anën tjetër trajneri i Manchester United, David Moyes është shprehur."Ai është një talent i jashtëzakonshëm dhe më ka impresionuar vazhdimisht që kur kam ardhur në United në korrik. Balanca e tij, aftësia për të kaluar lojtarët është e mahnitshme për një djalosh të moshës së tij. Është shumë mirë që ai e di që ky klub me traditën e zhvillimit të futbollistëve të rinj, është vendi më i mirë për të që të jetë" ka theksuar aiEnde nuk është zyrtare shuma se sa do të fitoj Januzaj me kontratën e re mirëpo jo zyrtarisht thuhet se ai do të ketë pagë prej 40 mijë paund në javë.