Deco: Neymar ende larg Ronaldos dhe Messit
Ish mesfushori i Barcelonës, portugezi Deko gjatë një interviste për ediat spanjolle ka vlerësuar shumë Iniestën ndërsa në lidhje me Neymar ai tha se ka ende shumë punë për të arritur nivelin e tyre. Sa për Iniestën që përfundoi i treti pas Cristiano Ronaldo-s dhe Lionel Messit në sezonin e kaluar, ai beson se vetëm falë vëmendjes më të madhe mediatike ndaj Ronaldos dhe Messit, Iniesta ende nuk e ka fituar "Topin e Artë"."Padyshim që Iniesta e meriton "Topin e Artë". Ajo që ndodh është se gjithë vëmendja e medias shkon te Messi falë performancave të tij madhështore. Gjithsesi të gjithë futbollistët e kuptojnë se Iniesta është absolutisht i mahnitshëm. Nëse do ta krahasoja me dikë tjetër do të përmendja Zinedin Zidane. Andres është fenomenal. Problemi është se ai garon me dy monstra të vërtetë si Messi dhe Roanldo, pasi nuk ka asnjë dyshim se edhe Ronaldo është bishë".Deko gjithashtu mendon se Nejmar është ende shumë larg nivelit të Mesit dhe Crostiano Ronaldos. Sipas tij, sulmuesi 21-vjecar duhet që të ngjisë shumë shkallë për të përmbushur pritshmërinë, ndërsa vazhdon të adaptohet në La Liga ku ka shënuar vetëm 3 herë në 10 ndeshje në këtë sezon. Por gjithsesi Deko e pranon se Nejmar e ka aftësinë për ta stabilizuar veten si një nga më të mirët e botës."Sigurisht që ai e ka potencialin për këtë, por derisa të arrijë aty ka ende shumë rrugë për të bërë. Krahasimet me Mesin dhe Ronaldon janë të lehta për t'u bërë, por futbolli nuk ka të bëjë vetëm me kualitetin, por edhe me pjekurinë, dhe Mesi e Ronaldo janë të pjekur."Deko foli dhe për pezullimin e tij, që erdhi pasi e kishte lënë futbollin, pasi rezultoi pozitiv gjatë një testi antidopingu para se të "varte këpucët në gozhdë", duke këmbëngulur se është i pafajshëm."Klubi ku luaja unë, Fluminense, nuk është se ka ndonjë strukturë të madhe mjekësore, ndryshe nga Barcelona apo Chelsea. Për këtë arsye unë mora personalisht një person që kujdesej për ushqimin, dhe ai i dërgoi vitaminat e mia te një farmaci, për të përfshirë në to edhe disa suplement të tjerë. Kjo farmaci prodhon dhe ilace dhe vitaminat e mia u kontaminuan aksidentalisht, gjë që bëri që unë të rezultoja pozitiv për dy substance të ndaluara. Është diçka që më mërzit, por nuk e vras mendjen, pasi unë tashmë jam tërhequr. Nëse kjo do t'i ndodhte një 25-vjeçari atëherë karriera e tij do të kishte përfunduar".