Lewandowski te Bayerni, me çmim të lirë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Tetor 2013, 14:15
Robert Lewandowski pritet të kaloi te Bayern Munchen. Sipas lajmeve të fundit, Lewa është duke e pritur fundin e këtij sezoni për tu bashkuar me skuadrën bavareze.Sulmuesi polak thuhet se ka një marrëveshje me Bayernin, por që largimi i tij në drejtim të Munchen nuk do të ndodhë në muajin janar.Lewandowski do që të respektoi kontratën e tij e cila përfundon në verë para se ti bashkohet Bayernit për vetëm 10 milion paund.