Moratti i kundërpërgjigjet Anjelit
Teksa dilte nga zyrat e Saras, Massimo Moratti ka komentuar para mikrofonëve të Mediaset batutën e fundit të presidentit të Juventus Andrea Agnelli pas ardhjes së Erick Thohir në krye të presidencës së Inter.Juventini shkroi në Facebook se pas kësaj kryeqyteti i Indonezisë do të quhet Xhakartone, duke patur parasysh titullin që Inter fitoi në tavolinë në vitin 2006 pas skandalit Calcipoli. Sipas numrit një zikaltër, kjo batutë i erdhi në celularin e tij nëpërmjet mesazhit të shkruar, por informacioni rrodhi dhe mori përmasa të mëdha në rrjetet sociale. Moratti tregohet i qetë, duke e cilësuar si të pavend sjelljen e Agnellit."Ma kishte shkruar këtë batutë në një sms për mua edhe për klubin. Ndoshta është nxituar që e publikoi por është vetëm një batutë dhe përfundon aty", ka thënë Moratti.Më pas presidenti zikaltër ka deklaruar se nuk do të jetë prezent në eventin promocional ku do të marrë pjesë edhe Diego Armando Maradona. Presidenti i Interit shpreh keqardhjen që nuk mund të takohet me ish sulmuesin argjentinas, duke shtuar se ka një simpati të madhe për të.Moratti e zyrtarizoi shitjen e 70 % të aksioneve të Interit te indoneziani Eric Thohir, i cili do të hapë një kapitull të ri për skuadrën milaneze e cila u drejtua për 18 vjet prej tij, ndërsa në qershorë mund ti thotë lamtumirën edhe presidencës.