Bosnja në Brazil 2014, me punë dhe talent gjithçka mund të arrihet

Që sporti është ambasadori më i mirë i çdo shteti në botë këtë e vërteton edhe rasti i fundit i kualifikimit të Bosnjës në kampionatin botëror, Brazili 2014.Kualifikimi i Bosnjës për herë të parë në kampionatin botëror vetëm 18 vite pas luftës, ka bërë që të gjitha mediat botërore ta kenë krye lajm këtë shtet ballkanik ndërkohë një hapësirë të veçantë i ka dhënë edhe gjiganti CNN.Mbase për herë të parë në 20 viteve kur krye lajm ishte vetëm për shkak të luftës dhe viktimave të shumta në këtë vend.Ishte vetëm viti 1995 pra vetëm 18 vite më parë që kur Bosnja e zhvilloi ndeshjen e saj të parë ndërkombëtare pas ndarjes nga Jugosllavia.Që atëherë boshnjakët kanë bërë përparim të madh duke qenë dy herë shumë afër kualifikimit në turne të mëdha.Në të dy rastet janë mposhtur nga Portugalia në play-off. Në kualifikimin për botërorin 2010 dhe Evropianin 2012."Unë i falënderoj këta djem për punën e tyre të madhe në katër vitet e fundit dhe do të ishte padrejtësi e madhe nëse ne nuk do të arrinim që të kualifikoheshim këtë vit", ka thënë trajneri boshnjak Safet Susic.Bosnja e cila 20 vite më parë ishte viktimë e regresionit serb duke pësuar shkatërrime të mëdha materiale por edhe njerëzore ku kanë mbetur të vdekur më shumë se 100 mijë persona, përmes futbollit ka rilindur sërish.Boshnjakët sot janë shembulli më i mirë se me punë të madhe dhe talent gjithçka mund të arrihet.