Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Gjiknuri: Verifikim konçesionit të Uzinës së Bakrit në Rubik

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ka urdhëruar ditwn e sotme verifikimin e proçedurave të dhënies me konçesion të Uzinws sw Rafinimit të Bakrit në Rubik. Ky urdhër sipas ministrit është dhënë për të bërë transparente dhe për të analizuar kontratat konçensionare të firmosura nga qeveria e mëparshme.Burime nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë bëjnë me dije se kontrata konçesionare është lidhur nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës në dt.17.12.2012, dhe ka pasur objekt Ristrukturimin e Uzinës për Prodhimin e Ferrokromit me konçesion të formës “ROT”.Në njoftimin e Ministrisë sqarohet se nisur edhe nga denoncimet e vazhdueshme që janë bërë në media, auditi do të analizojë proçedurën e ndjekur për dhënien me konçesion. Në rast të konstatimit të shkeljeve do të evidentohen personat përgjegjës dhe do të merren masat ligjore.