Përplaset me bordurën, digjet pjesërisht automjeti, nuk ka të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Tetor 2013, 20:03
Një automjet është aksidentuar mbërmjen e sotme duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës. Ngjarja u regjistrua në zonën e Liqenit Artificial, ndërsa mësohet se shkak aksidentit ka qenë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, ndërsa makina është djegur pjesërisht.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato zjarrëfikëse. Mësohet se, fillimisht policia është njoftuar për një shpërthim në një makinë, por gjatë hetimeve, blute konstatuan se zhurma e shkaktuar nga aksidenti, ka bërë që banorët të njoftonin për shpërthim në një makinë.