Ndotja akustike, ARM aksion në zonën e ish-Bllokut
Gjoba dhe pezullim i aktivitet ka qenë paralajmërimi për të gjitha ato biznese që nuk zbatojnë ligjin për ndotjen akustike.Agjensia Rajonale e Mjedisit ka nisur aksionin kundër zhurmave pas ankesave të qytetarëve. Fillimisht aksioni është përqëndruar në zonën e ish-Bllokut e cila konsiderohet si një prej zonave më problematike në kryeqytet. Sipas përfaqësuesve të ARM-së aksioni do të vijoj edhe në ditët në vijim.Në Tiranë janë ndërrrmarë disa herë aksione kundër zhurmave në orët e vona të natës. E megjithatë shpesh herë bizneset kanë vazhduar që të shkelin ligjin.Sipas një raporti të Institutit të Shëndetit Publik niveli i zhurmave në Tiranë rezultoi 71.1 decibel (dB), ndërsa natën 59.3 dB, ndërkohë që standardi i lejuar nga Bashkimi Evropian është përkatësisht 55 dB për ditën dhe 35 për natën