PD: Qeveria po nxin ekonominë: Raportet e BE dhe FMN tregojnë të kundërtën
Partia Demokratike, ka akuzuar sot qeverinë Rama se po tenton të krijojë destabilitet financiar në vend.Në një deklaratë për shtyp, deputeti Sherefedin Shehu u shpreh se situata ekonomike në vend është e qëndrueshme dhe kjo sipas tij është konfirmuar nga raportet e institucioneve ndërkombëtare.Raporti i Bashkimit Europian injoron panikun që përhap Qeveria për situatë të rendë ekonomike. Qytetarët të mos besojnë qeverinë por institucionet ndërkombëtare dhe Bashkimin Europian. Kryeministri Rama thotë që Shqipëria është në ditën më të vështirë por FMN, në mbledhjen e tij vjetore, dhe raporti i Komisionit Europian konfirmojnë stabilitet dhe mundësi për përmirësim të situatës ekonomike dhe fiskale në vitin e ardhshëm” theksoi Shehu.Sipas tij, në vend të forcimit të stabilitetit të trashëguar, Qeveria ka zgjedhur destabilizimin fiskal.“Në vend të forcimit të stabilitetit fiskal, qeveria rrit shpenzimet e veta dhe borxhin ndaj bizneseve. Akti i Qeverisë rrit borxhin me 24 miliardë pa ulur asnjë lek shpenzimet për veten dhe rrit buxhetin e Kryeministrit me 600 mijë dollarë. Akti i Qeverisë i ul investimet me rreth 100 milionë dollarë dhe nuk shton asnjë lek për faturat e papaguara të investimeve publike.Qeveria rrit borxhin për të ardhurat që nuk do të mbledhë me qëllimin e fshehtë që të shpërblejë klientët e saj duke mospaguar tatime ose u rikthyer ato të paguara” shtoi Shehu.Më tej, deputeti demokrat e cilësoi aktin e miratuar dje nga shumica në komisionin e ekonomisë si të paligjshëm.“Deputetët e qeverisë shkelen standardet fiskale dhe miratuan një akt të paligjshëm. Që nga 2005, është marrë borxh vetëm për investime, ndërsa me aktin e djeshëm rreth 100 milionë dollarë borxh do të shkojnë për pagat e administratës dhe shpërblimin e klientëve të qeverisë. Akti i djeshëm është i paligjshëm, mbasi neni 57 i ligjit për menaxhimin e sistemit buxhetor e lejon qeverinë të marrë borxh vetëm për investime” përfundoi Shehu.