BE- OSBE kritika për trafikimin, Rama: Situatë dramatike, aksion i menjëhershëm
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se Shqipëria paraqet një tablo të dhimbshme të trafikimit të personave.Duke folur në konferencën “Stop Trafikimit! Së Bashku Mund të Bëjmë më Shumë!", kryeministri Rama theksoi se shteti shqiptar ka qënë i paaftë për të integruar viktimat e trafikimit në shoqëri."DASH e ka renditur Shqipërinë në listën e vendeve nën vëzhgim për mungesën e plotësimeve të standarteve. Edhe raporti i Komisionit Europian konstaton probleme. Nëse sot në ditën europiane kundër trafikimit të personave jemi mbledhur këtu për ti dhënë një shtysë të re dhe për të folur për në qasje ndryshe për luftën kundër trafikimit. Shqipëria paraqet sot një tablo të dhimbshme, revoltuese ku dallohet sostifikimi i vepritmarisë kriminale dhe burimi i trafikimir dhe nga ana tjetër një shtet krejt të paaftë për të përballur me këtë fenomen" theksoi Rama.Rama theksoi se duhet një qasje e re dhe një vizion i ri në luftën kundër trafikimit të personave duke shtuar nënvizuar domosdoshmërinë e një aksioni të menjëhershëm kundër këtij fenomeni."Si në të gjitha fushat, shpërdorimi i fondeve të dhëna nga ndërkombëtarët dhe presioni politik konstant deri në asfiksim tregon se sot është gjëndja shumë e dobët për të qenë aktive në parandalimin e trafikut e kanë bërë më të dobët shtetin në parandalimin e këtij trafiku dhe sensibilizimin sa i takon këtij problem dhe vetë personat vulnerabël që janë viktima të këtij trafiku.Duke qenë thellësisht të vetëdishjëm, që kjo sfidë sado komplekse dhe e vështirë është në të njëjtën kohë një emergjencë shoqërore dhe që lidhet me domosdoshmërinë për të mos lejuar që Shqipëria të hyjë në kutinë e zezë të vendeve që konsiderohen sot si të pashpresa” tha Rama.