Aksi Thumanë -Fushë Krujë, balta dhe pellgjet prezente prej vitesh
Eshte vetem 10 kilometra rruge, por eshte kthyer ne nje tmerr te vertete per banoret e zones te fshatit Thumane te cilet jane te detyruar ta pershkojne çdo dite si e vetmja menyre per tu lidhur me Fushe Krujen.Infrastuktura rrugore e ketij aksi eshte jashte cçdo lloj parametric, nderkohe qe premtimet per rehabilitimin dhe sistemimin e saj kane qene te shumta nder vite te tera.Por ne fakt tej deklaratave te pushtetit qendror apo vendor, situata vazhdon te jete e njejte ku realiteti ne kete aks rrugor flet me gjuhen e gropave ne gjithe gjatesine e tij, pellgje te shumta me uje, automjete qe armotizohen çdo dite, e sigurisht besimi i humbur i banoreve te cilet lodhja dhe fyreja ndaj tyre i largon nga kamera.Ky aks rrugor prej kohesh vazhdon te lengoje, por askush nuk ka nderhyre qofte edhe ne menyre siperfaqesore per te evituar te pakten problemet qe shenohen gjate stines se dimrit.Ndodhet shume prane me rrugen nacionale, por shume larg ne projektet e pushtetit vendor te cilet ndoshta nuk e dine as vete se ne çfare gjendje mund te jete sot kjo rruge.