Rrënimi gradual i Beratit, infrastruktura rrugore e shkatërruar në çdo cep

Qyteti i Beratit, pjese e trashegimise boterore të UNESCO-s duket se po degradon çdo dite e me teper duke humbur vlerat e nje qyteti Muze. Shtrirja e tij dhe ndertimi i banesave te reja gjate ketyre viteve, detyrimisht ka kerkuar dhe sistemimin apo nderhyrjen ne infrastukture nga ana e Bashkise per ndertimin e kanalizimeve apo kolektoreve, gje e cila ne fakt nuk ka ndodhur.Kjo eshte rruga “1 maji” e lagjes se “ish-Pjeshkorja, ku çdo qytetar apo banor i saj, eshte i detyruar te perballet me balten dhe pellgjet e ujit, nderkohe qe kerkesave te tyre per permiresimin e infrastuktures nuk i eshte pergjigjur askush.Duket se shkaterimi apo mos nderhyrja ne infrastukturen e rrugeve apo trotuarve te Beratit eshte prezent ne çdo pjese te tij. Kjo panorame qe ofron sot Berati eshte larg çdo synimi per te patur nje qytet qe kerkon te zhvilloje ekonomine e tij me ane te turizmit.E ndersa qyteti degradohet dita-dites, bashke me te vjen pesimizmi i banoreve per ndryshim, dhe natyrisht nostalgjia per qytetin Muze, te cilit duket se tashme i ka ngelur vetem statusi i fituar para viteve ‘90.