Kapen 125 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek

Policia helene ka sekuestruar rreth 125 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek, në Kallpaq pranë Kakavijës.Sipas policisë helene, droga e cila ishte ndarë në 92 pako ishte fshehur në një taksi me targa greke, që drejtohej nga një 41-vjeçar vendas.Mësohet se policia helene ka arrestuar drejtuesin e taksisë si dhe një 33-vjeçar grek që kontrollonte rrugën me një automjet tjetër I cili ishte marrë me qera nga trafikantëtGjithashtu policia ka shpallur në kërkim 45-vjeçarin grek, pronarin e taksisë, me të cilën po transportohej lënda narkotike.Ndërkohë policia greke po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.