Vrasje e dyfishtë në Dibër, 25-vjeçari vret kunatën dhe pas edhe veten

Dy persona jane gjetur te vdekur brenda një banese në fshatin Palama në qarkun e Dibrës.Ngjarja është shënuar mëngjesin e sotëm dhe nga të dhënat paraprake bëhet me dije se dy viktimat janë identifikuar si Valbona Ndreu 28 vjeç dhe Liri Ndreu 35 vjeç, të cilët kanë lidhje familjare mes tyre.Sipas informacioneve të para mësohet se kunati ka vrarë kunatën e tij dhe më pas ka qëlluar edhe veten.Ndërkohë policia ka mbëritur në vendgjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.