Menaxhimi i mbetjeve urbane, projekti pilot i bashkisë Korçë

Bashkia e Korçës është Bashkia pilot në Shqipëri e cila ka ndërrmarë nismën e zgjidhjes së problemit të menaxhimit të mbetjeve urbane në mënyrë rajonale.Menaxhimi i mbetjeve të ngurta dhe atyre urbane si edhe projekti për ndërtimin e landfilldit të Maliqit, kanë qenë në qendër të takimit të zhvilluar me perfaqesues të menaxhimit të mbetjeve pjesë e Keshillit të Europës.Perfaqesuesi i KE ka bërë të ditur se qëllimi i këtij takimi është më teper edhe nje ndihmë për zhvillimin sa më normal të këtij projekti, i cili sigurisht në rast se do të ketë sukses do të perfshije më pas të gjithë territorin shqiptar.Menaxhimi i mbetjeve urbane ka nisur vitin e kaluar ne Korçë. Ky projekt kap shumën e 12,5 milionë eurove, duke perfshire edhe landfilldin e Maliqit.