Ligji i informimit publik,Totozani: Kjo kompetencë i takon Avokatit të Popullit

Fondacioni Shoqëria e Hapur rekomandoi që në vend të ketë një strukturë të posaçme, apo institucion që më i përafërt sipas tyre është komisioni i të dhënave personale, që të mbiqkyrë zbatueshmërinë e ligjit për informimin publik, ligji 8503.Këtë rekomandim e bëjnë pasi më parë preamtuan një raport ku insitucionet në vend nuk duan ose neglizhojnë të zbatojnë këtë ligj. E ilustuar kjo me shembuj, nga 2002 raste apo kërkesa për tu informuar me çështjet mejdisore, 59 prejt tyre kanë marrë përgjigje dhe 143 jo.Por Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka qënë i prerë në fjalën e tij duke thënë se është kompetencë e insitucionit që ai drejton që të mbikqyrë dhe të penalizojnë nëse është e nevojshme institucionet që nuk informojnë publikun, median, apo grupet e interesit.Gjithashtu Avokati i Popullit duke rikujtuar edhe një herë se pozicioni i tij është apolitik tha se politika nuk është dashamirëse ndaj këtij insitucioni. Këtë e argumentoi me nevojat reale që ka si shtimin e stafit me 3 ekspertë për zyrat rajonale dhe 2 mjekët, të cilët asnjëherë nuk janë aprovuar në parlament.Gjithashtu sipas Tozanit, buxheti i këtij insitucioni nga 40 milion lekë është tkurrur në 8 milion lekë që penalizon ndjeshëm punën e këtij institucioni.