Trafiku i naftës, Doganat penalizojnë me 8.4 mln euro “ADA Petrol”

8.4 milionë euro është shuma që kompania e naftës "ADA Petrol", do të duhet ti paguajë shtetit shqiptar.Përmes një njoftimi për mediat Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bën me dije se pas zbulimit të trafikut të 4400 tonëve naftë, e ka penalizuar kompaninë Ada Petrol me 1.17 miliardë lekë të reja ose 8.4 milionë euro, ku përfshihen 390 milionë lekë detyrim i munguar dhe 780 milionë lekë gjobëKjo kompania u zbulua më 2 tetor në Doganën e Lezhës, ku detyrimet e shmangura arrinin vlerën e rreth 4 milionë dollarëve. Karburanti prej 4400 ton ndodhej në depozitat e Shëngjinit.Mësohet se, karburanti i është shmangur detyrimit doganor në doganën e Lezhës, për këtë arsye, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka pezulluar nga puna kreun e Doganës së Lezhës.Për kompaninë ADA Petrol është depozituar edhe kallzimi për veprën penale të “kontrabandës me mallra që paguajnë akcizë”, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për nxjerrjen e përgjegjësive të mundshme administrative apo penale të personelit doganor.