Koka: Aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonat e mbrojtura
Ministria e Mjedisit do të ndërmarrë një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonat e mbrojtura.Në një konferencë për shtyp, ministri i mjedisit Lefter Koka theksoi se do të prishen të gjitha ndërtimet pa leje të identifikuara në 54 zonat e mbrojtura.“Në mënyrë të paligjshme, janë kthyer prona brenda zonave të mbrojtura. Janë identifikuar 500 ndërtime pa leje në 54 zonat e mbrojtura. Aksioni do të vijojë në Karavasta, Llogora, Lumi Bunë, Butrint, Patok, liqeni i Pogradecit, etj.Duhet të kthejmë në vend zonat e mbrojtura, ashtu siç kanë statusin prandaj kërkojmë edhe mirëkuptimin e qytetarëve” ka theksuar Koka.Ndërkohë ministri i Mjedisit Lefter Koka është shprehur gjithashtu se së shpejti do të bëhen ndryshime edhe në ligjin për gjuetinë.