Policia rrethon një objekt në ndërtim, pronarët: Jemi në proces legalzimi
Policia e Rendit ka rrethuar sot një godinë pranë fakultetit të Ekonomisë në Tiranë.Policia ka bërë sot bllokimin e punimeve në godinën 5-katëshe e cila është në ndërtim duke e rrethuar me shirita.Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat speciale dhe dy kamionë të ushtrisë dhe po punojnë për realizimin e shëmbjes së ndërtesës.Ndërkohë pronarët, 3 vëllezër, thonë se janë në proces legalizimi dhe se kanë asnjë paralajmërim se objekti i tyre do të shembet.INUK është insitucioni që mund të kthej objektet në një gjendje fillestare por në këtë rast nuk ka asnjë vendim për të nisur aksionin.Policia e shtetit rikthehet në këtë objekt për herë të dytë brenda pak javësh. E nësë herën e parë pati një vendim për pezullimin e punimeve, këtë herë vendosi shiriti për të bërë verifikimet e mundshme nëse objekti në fjalë ka apo jo leje ndërtimi, nëse do të mbështesë INUK apo ky i fundit nuk do të ndërrmarrë asnjë aksion.