Mats Hummels do të bashkohet me Barcelonën

Barcelona duket se e ka gjetur lojtarin që do të rifreskojë qendrën e mbrojtjes. Pas shumë alternativave në qarkullim, dëshira më e madhe e katalanasve ishte Thiago Silva por me rinovimin e brazilianit te PSG, dritarja për transferimin e tij në katalonjë u mbyll përfundimisht. Sipas të përditshmes gjermane "Bild", mbrojtësi i Borussia Dortmund, Mats Hummels do të bashkohet me ekipin e Gerardo Martinos duke filluar që nga viti i ardhshëm.Drejtuesit e kampionëve të Spanjës kanë shprehur gadishmërinë për të vendosur në tavolinën e bisedimeve shumën e nevojshme për të shkëputur lojtarin gjerman nga skuadra e Jurgen Klopp, duke parë edhe brishtësinë e repartit të tërhequr për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme të Carles Puyol.Hummels ka një kontratë deri në vitin 2017 me Borussia Dortmund, ndërsa klauzola e largimit të tij është rreth 35 milionë euro, një shifër që nuk e tremb aspak skuadrën katalanase.24-vjeçari e nisi karrierën si profesionist në vitin 2006 te skuadra e dytë e Bayernit të Mynihut, ndërsa gjatë sezonit 2008-2009 luajti edhe një ndeshje zyrtare në skuadrën e parë. Ai luan që prej 5 sezonesh në radhët e Borussias ku numëron 177 ndeshje të luajtura dhe 14 gola të shënuar.