Kosova do të ishte superfuqi në Evropë po të kishte kombëtare

Ngritja e emrit të Bosnjës përmes futbollit është shembulli më i mirë se si edhe Kosova do të mund të fitonte respektin e saj në botë, të harronte dëmet e luftës dhe t'i rikthehej jetës normale.Madje sipas ekspertëve, Kosova do të mund të ishte edhe superfuqi në futbollin evropian dhe të kishte ndikim në zhvillimet e garave më të famshme në këtë sport.Autori i shumë librave mbi nacionalitetin dhe futbollin James Montague duke folur për polemikat e shumta mbi nacionalitet e shumëfishta të futbollistëve anë e kënd botës ka folur edhe për rastin e shqiptarëve të cilët sot kanë marrë Evropën Stuhishëm.Janë në veçanti 6 shqiptarëve e Zvicrës të cilët siguruan kualifikimin në kampionatin botëror dhe ylli më i ri evropian, kosovari i Manchester United, Adnan Januzaj, të cilët kanë hapur debate të shumta mbi kombëtaret.E në gjithë këtë tregim nuk ka mundur të anashkalohet edhe Kosova e cila është vendi i prejardhjes së këtyre talenteve të futbollit me të cilët shtetet tjera po mburren dhe po korrin suksese."Shpërbërja e Jugosllavisë ka krijuar disa shtete të reja dhe disa kombëtare të reja të futbollit. Lufta ka bërë që të tjerët ta gjejnë veten në një shtet të ri me një përfaqësuese të re. I tillë është rasti i Zlatan Ibrahimovicit i cili ka mundur të luaj edhe për Bosnjën edhe për Kroacinë", ka thënë Montague.