FIFA publikon renditjen e Kombëtareve, kryeson Spanja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2013, 11:07
FIFA sapo ka publikuar renditjen mujore të Kombëtareve ku ajo që bie në sy është rënia me 13 pozicione pas tre humbjeve dhe një barazimi në katër ndeshjet e fundit.Spanja vazhdon të jetë në krye të tabelës duke lënë pas Gjermaninë dhe Argjentinën, ndërkohë që surpiza e këtij muaji mund të quhet Belgjika dhe Zvicra, të cilat renditen në vendin e pestë dhe të shtatë duke lënë pas emra të mëdhenj si: Itali, Holland dhe Angli.Brazili i Luiz Felipe Scolarit nuk renditet as në Top 10, po duhet të kënaqet me vendin e 11, ndërsa Franca renditet vetëm e 21-ta.Kjo rënditje do të ndikojë edhe në hedhjen e shortit Play-Off të eleminatoreve "Brazil 2014"