Medreseja e Beratit, ndihma për njerëzit dhe kategoritë në nevojë

Medreseja e Beratit eshte duke organizuar nje fushate ne ndihme te grupeve me probleme te mprehta sociale, si familjet e varfera, femijet jetim apo ata qe jetojne ne qendra rezidenciale.Kjo fushatë ka pasur si qëllim jo vetëm shpërndarjen e ndihmave në ushqime, shtrimin e drekave gjatë festave, por dhe sensibilizimin me këtë kategori njerëzish, të cilët ndihen të lënë pas dore.Ne kete kuader kjo Medrese ka shperndare ndihma ushqimore per 30 familje ne qytezen e Ures Vajgurore, nderkohe qe fushata do te vazhdoje edhe ne qendrat e femijeve me aftesi te kufizuara ku jetojne me dhjetra femije.Berati eshte nje prej qyteteve qe shenon nje numer te konsiderueshem te familjeve ne nevoje, nderkohe qe drejtori i Medresese, Tolga Kazan, ka garantuar se do te vazhdoje mbeshtetja dhe vemendja e ketij institucioni per kete kategori njerezish edhe ne ditet ne vijim.