LSI në takimin e liderve Social-Demokratë të Ballkanit Perendimor

Ne takimin radhes te Lidereve Social-Demokrate te Ballkanit Perendimor, organizuar nga Grupi i Socialisteve dhe Demokrateve ne Parlamentin Evropian ne Bruksel, LSI u perfaqesua nga Sekretari Nderkombetar i saj Ralf Gjoni.Ne kete takim qe tashme organizohet dy here ne vit nga Grupii Social-Demokrateve ne Parlamentin Evropian, moren pjese perfaqesues te partive te majta te Shqiperise, Maqedonise, Malit te Zi, Serbise dhe Bosnje Hercegovines si dhe Eurodeputet Hannes Swoboda, Tanja Fajon, Libor Roucek, Knut Fleckenstein dhe perfaqesues te tjere te Parlamentit Evropian.Gjate ketij takimi, u theksua vemendja e vecante qe grupi Social-Demokrat i kushton vendeve te Ballkanit Perendimor ne Parlamentin Evropian dhe u rikonfirmua vullneti i eurodeputeteve per pershpejtimin e axhendes evropiane te te gjitha vendeve.Pas dorezimit te Raportit te Komisionit Evropian nga Komisioneri Stefan Fule per vendet e rajonit, pjesemarresit vleresuan rekomandimin e KE per statusin e vendit kandidat per Shqiperine, si dhe progresin e bere nga vendet e tjera te rajonit, duke vecuar Dialogun mes Kosoves dhe Serbise.Gjate fjales se tij, Sekretari Nderkombetar i LSI Ralf Gjoni tha:"Deshiroj te falenderoj perzemersisht Eurodeputetet e Grupit te Socialisteve dhe Demokrateve ne Parlamentin Evropian, jo vetem per kontributin e tyre ne fitoren ne zgjedhje te Aleances progresiste dhe pro-evropiane ne Shqiperi, por mbi te gjitha per vemendjen e vazhdueshme qe i kane kushtuar gjithnje avancimit te procesit te integrimit evropian te te gjitha vendeve te rajonit tone, dhe ne vecanti per Shqiperine. Shqiperia sot, pas rekomandimit per Statusin, eshte nje model pozitiv per rajonin dhe koalicioni i ri qeverises do te tregoje predispoziten maksimale dhe do te punoje fort per te provuar se Shqiperia do ta meritoje jo vetem statusin e kandidadit ne BE por edhe hapjen e negociatave ne kohen e duhur. Shqiperia e mbeshtet dialogun Kosove-Serbi dhe do vazhdoje ta forcoje rolin e saj tradicional konstruktiv ne rajon. Te gjitha vendet qe ne perfaqesojme ketu sot, e kane vendin dhe te ardhmen e tyre te sigurt ne Bashkimin Evropian" - u shpreh Ralf Gjoni.