Valiasi nën pushtetin e ujit, banorët akuzojnë: Askush nuk po na ndihmon
Kjo është rruga “NATO” në bashkinë Kamëz, e cila të çon për në Valiasin e Vjetër. Emri i rrugës është premtues, por panorama që të ofron Valisasi këto ditë është tjetër, një moçal por ndryshimi i vetëm është se aty banojnë rreth 50 familje nën ujë.Banorët e kësaj zone prej dy ditësh janë nën pushtetin e ujit dhe përsëri i kanë sytë nga qielli me shpresë mos të bjerë shi, pasi autoritetet vendore nuk kanë marrë asnjë masë për këtë situatë katastrofike.Kamera jonë ka qënë në shtëpitë e dy familjeve në zonën e përmbytur, situatë e cila nuk ka vend për koment. Admiri na shpjegon se ka qënë në zyrat e bashkisë Kamëz, ku e kanë percjellë me fjalë të mira se do zgjidhet problemi.Ndërsa kjo është banesa e familjes Tusha, ku përveç varfërisë përmbytja e fundit ka qënë shkatërrimtare për këtë familje. Rizai na tregon se kjo situatë e ka gjunjëzuar dhe kërkon ndihmë deri në dëshpërim.Banorët kërkojnë pastrimin e kanaleve kulluese, si zgjidhje të vetme për të dalë nga kjo situatë,ndryshe për ta ky do të jetë dimër mjaft i vështirë.