Ministri Panariti në Shkodër, inspektime në hidrovorin e Velipojës dhe Casit

Ministri i Bujqesise, Edmond Panariti, ka qene i pranishem ne qarkun e Shkodres, ku ka inspektuar nga afer dy hidrovoret e Velipojes dhe Casit. Gjate fjales se tij, ai u shpreh se po punohet per evidentimin e te gjitha problematikave, per sa i perket ketyre zonave per te eleminuar problemet e mundshme qe mund te shenohen nga rreshjet.Por nese per hidrovorin e Velipojes gjithçka eshte ne kushte optimale dhe punohet me kapacitet te plote, jo te njejtat fjale mund te thuhen per ate te Casit. Ministriti Panariti eshte shprehur se brenda 10 ditesh do te instalohet nje pompe e fuqishme, ne menyre qe edhe ky hidrovor te vihet ne efiçence te plote.Qarku i Shkodres, e konkretisht zona e Velipojes, jane permbytur pothuajse çdo vit. Nderhyrja ne vendosjen ne efiçence te plote te hidrovoreve dhe ndertimi i argjinaturave mbrojtese, jane disa prej masave te cilat mund te evitojne permbytjet.