Shtëpia e fëmijës në Shkodër, AMC financon rikonstruksionin e ambjenteve
Kompania AMC ka rritur standartet dhe komoditetin për banorët e vegjël në Shtëpinë e fëmijës në Shkodër.Rikonstruksioni i ambjenteve të këtij institucioni është bërë në kuadër të projektit "Realizo një ëndërr" i cili, për të tretin vit, u vjen në ndihmë institucioneve publike që kujdesen për shtresat në nevojë të shoqërisë. Sipas drejtueses së këtij institucioni Ardita Boriçi, angazhimi i AMC ka rritur mjaft standardet e jetesës së fëmijëve në këtë institucion.Pajisja e mjediseve të brendshme me mjetet e nevojshme për ndenjje dhe ngrënie, plotësimi i kushteve sanitare dhe rehabilitimi i këndit të lojërave janë aspektet më të dukshme të ndërhyrjes së punonjësve të AMC.Shtëpia e Fëmijës në Shkodër ka një kapacitet prej rreth 40 fëmijësh të moshave nga 2-11 vjeç. AMC, si një kompani me përgjegjësi sociale, do të vazhdojë të vërë në jetë nisma dhe projekte që ndihmojnë shoqërinë dhe përmirësojnë kushtet e jetesës së grupeve të veçanta të saj.