Itali, goditet banda shqiptaro-italiane e drogës, 9 të arrestuar
Policia italiane ka shkatërruar një organizatë kriminale e cila përbëhej nga shqiptarë dhe italianë. Policia e Rexhio Emilias, gjatë operacionit "Boiardo" ka arrestuar 7 shqiptarë dhe 2 italianë të cilët akuzohen për trafik droge.Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat theksojnë se në prangat e policisë kanë rënë shqiptarët Gjergj Sefgjini, Klajdi Hysa, Marsel Shpijati, Erbet Hysa, Ermal Elezi, Taulant Lila, Vilson Fati dhe dy italianët Maurizio Andreasi Bassi dhe Mattia Gabrielli të cilët akuzohen për shitje kokaine dhe kanabisi.Sipas mediave italiane, policia e Rexhio Emilias, i kishte nisur arrestimet që në muajin gusht të 2012 duke i përfunduar ditën e djeshme, me arrestimin e të fundit të të dyshuarve si pjesëtar në këtë rrjet trafiku.