Të akuzuarit për trafik të ikonave, Gjykata nuk provon vjedhjen por i mban në burg

Gjykata e Tiranës ka dhënës sot masën e sigurisë "arrest në burg" për Gjergji Thimon dhe Arben Spahon, të akuzuarit për trafik të veprave të artit.Në seancën e sotme gjyqësore, avokati i Gjergji Thimos ka hedhur poshtë akuzat duke theksuar se veprat e artit të sekuestruara nga policia janë koleksion i mbledhur prej vitesh nga klienti i tij, me leje edhe të Ministrisë së Kulturës dhe se ai ka hapur edhe një ekspozitë në ambjentet e Ministrisë.Sipas tij, kjo ngjarje u bë e madhe pasi dikush me pushtet ka kërkuar të blejë vepra arti nga klienti i tij por ai nuk ka pranuar.Ndërsa Avokati mbrojtës i Arben Spahos është shprehur se klienti i tij nuk ka kryer vepër penale.  Sipas tij, Spahos i janë gjetur vepra arti, pasi ia ka dhënë Gjergji Thimo në këmbim të një borxhi prej 2 milionë lekësh të reja.ArrestimiGjergji Thimo dhe Arben Spaho u arrestuan dy ditë më parë gjatë një operacioni që sipas policisë së shtetit rezultoi mjaft i suksesshëm pasi u bë e mundur sekuestrimi i një sërë veprash të artit dhe objekteve të kultit të cilët rezultonin të vjedhura.Në një njoftim të saj, MB-ja theksoi dy ditë më parë se strukturat e luftës Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, falë një pune hetimore dhe të mirorganizuar bënë të mundur finalizimin e operacionit “IKONA”, në kuadër të të cilit u gjendën dhe u sekuestruan një sërë ikonash dhe pikturash të vjedhura në disa qytete të Shqipërisë dhe në Maqedoni.Nga kontrolli i ushtruar në banesat dhe ambientet e tjera që posedojnë të arrestuarit, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:223 ikona të kishave të përmasave të ndryshme (disa prej te cilave dyshohet se janë të vjedhura në Maqedoni).6 ikona të cilat dyshohet se janë vjedhur në Shqipëri dhe Maqedoni me synim trafikimin e tyre me destinacion vendet e BE.4 piktura murale të konservuara, të dyshuara si të vjedhura në Kishën e Voskopojës dhe qytetin e Korçës.522 piktura bronzi, të cilat i përkasin periudhës së mesjetës.322 objekte të ndryshme të cilat i përkasin periudhës mesjetare.Sipas MB-së,  të arrestuarit dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur në shtetin e Maqedonisë dhe në Shqipëri, vepra arti në objekte kulti, të cilat kanë pasur si destinacion shitjen për qëllime fitimi.Kështu dy të arrestuarit përballen me akuzat të “Trafikimit të veprave të artit dhe të Kulturës” dhe “Vjedhja e veprave të artit dhe kulturës në bashkëpunim”.