Tiranë, zjarr në një apartament tek ish Fusha e Aviacionit

Një apartament është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm pranë zonës së njohur si ish Fusha e Aviacionit në Tiranë.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.Sipas informacioneve më të fundit nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.Ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit në apartament.