Emërime të reja nga MMSR, Veliaj drejtues të rinj në SHSSH, SHKP dhe ISHP

Dritan Ylli, anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, emërohet Drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Punës, duke zëvendësuar në këtë detyrë zotin Erion Manohasa. Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinise, Erion Veliaj, në rrjetin social twitter.Po ashtu ndryshime ka pësuar edhe Shërbimi Social Shtetëror, që nga sot do të drejtohet nga Etleva Bisha duke zëvendësuar në këtë pozicion zotin Ilirjan Çukaj.Genci Kojdheli, një nga bashkëpunëtorët e vjetër të Veliajt është emëruar Drejtor i Shërbimit Kombëtar të Punës(SHKP). Në këtë post ishte më parë Thoma Miço, nënkryetar i partisë MEGA.Po ashtu ndryshime ka pësuar edhe Inspektoriati Shtetëror i Punës(ISHP), ku nga sot drejtohet nga Dritan Ylli, i cili zëvendëson në këtë detyrë zotin Erion Manohasa.“Inspektorati Shteteror i Punes ka sot drejtor @DritanYlli Qofsh i palodhur ne nje detyre ku kerkohet reforme radikale! Mireserdhe ne ekip! @GenciKojdheli nga sot do drejtoje Sherbimin Kombetar te Punes per ta kthyer ne nje mjet dinjitoz e efikas per punesim! Mireserdhe ne ekip! Sukses dhe kuraje per @bishaetleva – Drejtoresha e re e Sherbimit Social Shteteror – puna me e veshtire dhe me e bukur! Mireserdhe ne ekip!”- shkruan Veliaj në Twitter.Ndërkaq Veliaj thekson se ka falenderuar për punën dhe kontributin tre paraardhesit në SHSSH, SHKP dhe ISHP.