Furtuna “Tahiri”, shkarkohet Erzen Breçani, dorëhiqet Isuf Çela

Shkarkohet nga detyra për të dytën herë brenda muajit,Zëvendësdrejtori i Rendit dhe Sigurisë së Dibrës, Erzen Breçani.Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Shtetit, Breçani është shkarkuar për shkak të shkrirjes së këtij pozicioni, pasi struktura e re e Policisë së Shtetit, e miratuar nga qeveria, parashikon shkurtimin e një zëvendësdrejtori për çdo qark, si dhe të një pozicioni në sigurinë publike dhe rendin.Ndërkaq mësohet se Breçani do të emërohet në postin e një specialisti në policinë e qarkut të Dibrës. Një muaj më parë, Breçani u shkarkua nga posti i zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës, dhe u emërua në Dibër, duke lënë në vendin e tij Pandi Sullajn.Ndërkaq po mbrëmjen e sotme ka dhënë dorëheqjen sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme. Isuf Çela ishte pjesë e Ministrisë së Brendshme që prej vitit 2005.