Polici shpëton të miturën e rrëmbyer, Tahiri: Shembull për Policinë e Shtetit
Një e mitur ka shpëtuar për mrekulli, pas disa minutave tmerri që ka kaluar ndërsa është grabitur nga një 22-vjeçar. Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier, ku 22-vjeçari e ka transportuar të miturën në lagjen “Liri”, ku ai banonte.9-vjeçarja është parë rastësisht ndërsa qante mes pallateve, nga një efektiv policie, i cili ndodhej në një tjetër aksion për arrestimin e një grabitësi.Mësohet se efektivi i policisë është përleshur me pengmarrësin, 22-vjeçarin Kristjan Binjaku, i cili është vënë në pranga pak minuta më vonë nga blutë e Fierit.Fill më pas ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ku njofton se e ka falenderuar përmes telefonit Inspektorin e Rendit te Drejtorise se Policise se Qarkut Fier, Z. Bledar Naci per kurajon dhe vendosmerine e treguar ne parandalimin e rrembimit te vajzes se mitur.“Sapo pata kenaqesine dhe nderin te telefonoja per te falenderuar personalisht Inspektorin e Rendit te Drejtorise se Policise se Qarkut Fier, Z. Bledar Naci per kurajon dhe vendosmerine e treguar ne parandalimin e rrembimit te nje vajze te mitur ne qytetin e Fierit. Nuk kam fjale te pershkruaj shqetesimin e te emes se vajzes se vogel. Komunikova personalisht dhe ndjeva friken e prindit por edhe kerkesen per drejtesi ne cdo fjale te saj. Fatmiresisht, nje tragjedi u parandalua fale Bledarit. Faleminderit Bledar! Sot je shembull per te gjithe efektivat e Policise se Shtetit. Djem si ti i bejne nder Policise dhe na japin shpresen se ky vend mund te behet vertete vendi ku mbizoteron paqja, forca e ligjit dhe drejtesia. Krenar per ty dhe djemte si ti ne Policine e Shtetit!” thekson Tahiri.