Polici “hero” Bledar Naçi rrëfen në “Ora News”: Ja se si e shpëtova vajzën 9-vjeçare

Mund të ishte kthyer në një tragjedi të vërtetë por fati ka qenë me vogëlushen 9-vjeçare me inicialet  I.S. e cila u rrëmbye gjatë ditës së djeshme nga shtetasi Kristiano Binjaku 22 vjeç.Vogëlushja ishte drejtuar për të blerë disa ushqime në marketin e lagjes, por e ka parë veten duke u tërhequr me forcë drejt banesës së 22-vjeçarit Binjaku i cili duke përfituar edhe nga errësira i ka mbyllur gojën vogelushes 9-vjeçare,me qëllimin që ajo mos të bërtiste.Me lekët e mbledhura shuk në dorë, dhe lotët që i derdheshin pa pushim,vogëlushja ka gjetur forcë dhe ka shfrytëzuar mundësinë e vetme dhe të fundit qe ju krijua, për të thirrur për ndihmë pikërisht kur 22-vjeçari Kristjano Binjaku po e mbyllte në banesë.Zëri i vogëlushes është dëgjuar nga ana e inspektorit të rendit Bledar Naçi,i cilindodhej në zonë duke bërë të mundurlirimin e vajzës dhe arrestimin e 22-vjeçarit.Në një intervistë eksluzive për “Ora News” oficeri i policisë Bledar Naçi ka rrëfyer të gjithë ngjarjen."Dje rreth orës 17:00 kemi qënë në zonën ku u raportua ngjarja duke patrulluar. Kemi marrë operacion nga salla se një zonjë kishte denoncuar humbjen e vajzës. Pasi mora informacion se agresori ndodhej në një pallatet ku ndodhesha kam shkuar në banesën ku autori mbante vajzën dhe kam bërë të mundur lirimin e vajzës. Jam përleshur me grabitësin dhe kam arritur ta ndaloj derisa ka ardhur patrulla dhe kolegët” ka rrëfyer ai për “Ora News”.Ndërkohë Bledar Naçi është komplimentuar jo vetëm nga të afërimit e vajzës dhe banorët por edhe nga ministri i brendshëm Saimir Tahiri, të cilin inspektori e cilësoi si një motivim në punën e tij.