KLD “kryqëzon” ministrin Naço, debate për gjyqtarët dhe reformën në këshill
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2013, 10:45
Këshilli i Lartë i Drejtësisë është mbledhur sot nën drejtimin e presidentit të republikës Bujar Nishani për të shqyrtuar emërimet e krerëve të Gjykatave të Matit, Pogradecit dhe Lushnjes.Mbledhja u shoqërua me debate mes ministrit të drejtësisë Nasip Naço dhe anëtarëve të KLD-së sa i përket emërimeve në gjykata.Debati nisi për procesin e vlerësimit, pasi Naço kërkoi respektimin e ligjit: dy vlerësime për kandidatët. Por nënkryetari i KLD Elvis Cefa tha se është e pamundur që të bëhen dy vlerësime në një kohë që gjykatat e rretheve janë pa kryetar.Propozimi i ministrit Naço u hodh në votim dhe u rrëzua. Ndërkohë anëtarët e KLD i kërkuan minsitrit Naço sqarime për propozimet e tij të fundit për reformë në KLD.