Panariti takim me përfaqësuesen e UNDP në Shqipëri

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti është takuar sot me koordinatoren e OKB-së në Tiranë dhe përfaqësuesen rezidente të UNDP në Shqipëri Zineb Touimi-Benjelloun si dhe delegacionin që e shoqëronte.Në këtë takim, znj Benjelloun bëri një paraqitje të gjithë projekteve që UNDP është duke implementuar në Shqipëri, veçanërisht ato që kanë lidhje me sektorin e Bujqësisë dhe Admistrimit të Ujërave.Ministri Panariti informoi znj Benjelloun për takimin e fundit që zhvilloi në Romë me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi, FAO, Da Silva, me të cilin u ra dakord për hapjen e një zyre të FAO-s në Tiranë.Znj. Benjelloun theksoi se hapja e një zyre të tillë është shumë e rëndësishme për Shqipërinë, në një vend rreth 20% e prodhimit të brendshëm gjenerohet nga bujqësia.Ministri Panariti vlerësoi punën e zyrës së OKB-së në Tiranë për gjithë projektet që janë duke u zbatuar në Shqipëri dhe shprehu angazhimin dhe përkushtimin e tij që këto projekte të vazhdojnë, kryesisht në sektorin e bujqësisë.