Ndeshja, policia liron hapësirat pranë stadiumit. Merren masa për sigurimin e rendit
Policia e kryeqytetit ka zhvilluar sot një aksion për lirimin e hapësirave publike pranë stadiumit “Qemal Stafa” ku në orën 20:30 do të zhvillohet ndeshja Shqipëri-Zvicër.Urdhri është dhënë nga ministri i brendshëm Saimir Tahiri i cili kryeson edhe task forcën e territorit. Tahiri ka kërkuar lirimin e hapësirës përpara stadiumit që shërbente si parking.Ashtu siç ka ndodhur sa herë ka ndeshje në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” policia ka marrë një sërë masash për sigurimin e rendit dhe të qetësisë para, gjatë dhe pas përfundimit të këtij aktiviteti të rëndësishëm sportiv.Kështu duke filluar nga ora 16:00, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në ambjentet përreth Stadiumit Kombëtar "Qemal Stafa", sheshin "Italia", sheshin "Nënë Tereza", përgjatë gjithë rrugës "Lekë Dukagjini", si dhe përgjatë Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" deri tek Ura e Lanës."Nga ora 16:00' e datës 11 Tetor 2013 do të bëhet ndalimi i qarkullimit të automjeteve në ambjentet përreth Stadiumit Kombëtar "Qemal Stafa", tek rruga "Lek Dukagjini" me kryqëzimin me Rrugën "Themostokli Gjermeni" deri në Sheshin "Nënë Tereza", si dhe Rruga "Dervish Hima" që të con drej stadiunimit "Qemal Stafa" thekon policia.Gjithashtu, gjatë hyrjes së sportëdashësve në stadium, nga ana e policisë do të ushtrohet në drejtim të parandalimit të futjes në stadium nga Tifozët, të sendeve të ndaluara.(Mjete e sende të forta, fishëkzjarre, shishe të ndryshme, kapsolla, flamuj me shkopinj, parrulla me mbishkrime jo të pershtatshme etj.)Policia e Tiranës, duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin, i kërkon gjithë sportdashësve dhe pjesëmarrësve në këtë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet rregullat e vendosura dhe kodin e sjelljes si para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit.