Sokol Çomo: Mospranimi im në KLD është në shkelje të ligjit
Megjithëse u miratua nga Kuvendi si anëtar I Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Sokol Çomo nuk është pranuar të marrë pjesë në mbledhjen e sotme të KLD-së.Në një prononcim për mediat, Çomo e ka cilësuar moslejimin e tij në mbledhje në shkelje të ligjit pasi ai që ditën e djeshme është anëtar i KLD-së.“Që nga dita e djeshme unë jam ligjërisht anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë por mua nuk më pranuan dhe kjo është në shkelje të ligjit. KLD-ja duhet të ngrinte komisionin për verifikimin e mandatit. Kërkova një komunikim zyrtar se përse nuk u lejova dhe nuk mu dha prandaj dhe u largova” është shprehur ai.Kuvendi i Shqipërisë miratoi dje me 76 vota pro kandidaturën e Sokol Çomos si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Sokol Çomo zëvendëson Neshat Fanën të cilit i ka përfunduar mandati.Sokol Çomo, vite më parë ka mbajtur postin e kryetarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës.Ai ka qënë gjyqtar, dhe në nivelet drejtuese të gjykatave për të arritur në postin e zv.ministrit të Drejtësisë. Pas largimit të socialistëve nga pushteti ai ka ushtruar funksionin e avokatit.