Emërimet e gjytarëve, Isaraj: KLD po shkel hapur ligjin

Zv. ministri i drejtësisë Arben Isaraj ka akuzuar sot KLD-në se ka shkelur ligjin për organizimin e pushtetit gjyqësor në Shqipëri.Zv.ministri ka reaguar në lidhje me emërimin e gjyqtarëve duke e cilësuar këtë një padrejtësi që bëhet nga KLD-ja“Historia e lirisë në demokraci, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit, e vendosur me ligj. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me ndërgjegje të plotë e publikisht, sapo i kaloi këto kufij, duke shkelur hapur ligjin “PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”. Ka shkelur hapur ligjin me arsyetimin e nxituar e absurd se : KLD-ja në këtë rast, po mbron pushtetin gjyqësor të rrezikuar e në “nevojë ekstreme”, nga “sulmet” e “dëmtimet” e rënda të gjyqtarëve “të komanduar” dhe jo të emëruar prej politikës që iku me votë. Sot padrejtësia, në vet Këshillin e Lartë të Drejtësisë, është kërcënim për drejtësinë kudo në Shqipëri” thekson Isaraj.Ai ka shtuar më tej se reforma në sistemin e drejtësisë është shumë I domosdoshëm dhe ajo duhet të fillojë nga vetë Këshilli i Lartë i Drejtësisë“Dhe.. kur populli thotë se “peshku qelbet nga koka”, reforma në drejtësi duhet të filloi këtu, që ligjet në Shqipëri, të mos jenë rrjeta peshkatarësh që shqyhen nga peshqit e mëdhenj e ku ngecin veç peshqit e vegjël” thekson Isaraj.