OSBE-ODIHR “bekojnë” zgjedhjet. Raporti: Mosbesimi i partive njollosi proçesin
OSBE-ODIHR publikon raportin përfundimtar për zgjedhjet e 23 qershorit. Duke vlerësuar zgjedhjet si konkuruese dhe pjesmarrjen aktive, OSBE thekson se klima e mosbesimit mes dy partive te mëdha politike e njollosi proçesin.Sipas ketij raporti, KQZ ishte nje institucion i cunguar per shkak te funsionimit me 4 anëtare, ndersa shpreh rezerva edhe per faktin qe gjykata Kushtetuese e perjashtoi veten nga proçesi i ankimimit te partive politike.OSBE veren se pritej qe ne dy qarqe, ate te Tiranes dhe Fierit te funksiononte numërimi elektronik, por kjo nuk u arrit te realizohej.Fushata në përgjithësi ishte paqësore, me vetëm disa incidente të izoluara dhune, si rasti incidentit tragjik ne Laç, ku humbi jetën një person.Kandidatët, theksohet ne raport, u angazhuan në mënyrë aktive në një fushatë të gjallë, ndersa debatet e drejtpërdrejta mes liderve apo kandidateve ishin mjaft të kufizuar.Akuzat e ndërsjella mes paleve shpesh ishin ne rrafshin personal, jashte kontekstit te nje fushate zgjedhore. OSBE-ODIHR veren gjithashtu se fushatën zgjedhore e njollosën rastet e presioneve ndaj administrates, ndersa konstaton se përpjekjet për blerjen e votës u intensifikuan në prag të ditës së zgjedhjeve.OSBE veren gjithashtu faktin se pavaresia e medias u cenua nga nje vendim i diskutueshem i KQZ permes se cilit lejohej pranimi i kasetave te gatshme nga partite politike, nje vendim qe u kundershtua menjehere nga RTV Ora News si i papranueshem, pasi cenon lirine e medias.Nderkaq proçesi i numerimit konsiderohet serish i ngadalte. Një tjeter perfundim i ketij raporti eshte se partite serish nuk ja dolen te respektojne kuotat gjinore ne listat e kandidateve, ndersa Kolegjit iu desh te merrte komepetencat e KQZ per te ndare mandatet.Nderkaq OSBE vlereson se ankesat e partive ne disa raste u hodhen poshte ne mure rutinore nga KQZ.Gjithsesi zgjedhjet vlerësohen ne perputhje me standardet, por kerkohet qe te sigurohet pavarësia institucionale e KQZ-së dhe per kete kerkohet angazhimi i partive politike edhe per te permiresuar kornizen ligjore.