Statusi, Hoffman: Më shumë përpjekje, tani që shanset janë të mëdha
Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, priti në një takim Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Hellmut Hoffman. Ministrja vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, dhe sigurisht bashkëpunimin ekonomik, duke theksuar se Gjermania është një nga financueset më të mëdha të projekteve në Shqipëri.Gjithashtu Ministra vlerësoi mbështetjen e Gjermanisë në proçesin e integrimit të Shqipërisë duke e cilësuar atë si një nga prioritetet kryesore të qeverisë.Nga ana e tij, Ambasadori Gjerman e përgëzoi Ministren për detyrën e re dhe i uroi asaj sukses ne këtë rol.Z. Hoffman shtoi se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm përpara, por duhet të bëjë akoma më shumë dhe në këto momente i ka të gjitha shanset për një qasje më pozitive në të gjitha aspektet.